Explore every episode of the podcast Diaspora Flet Podcast
| Title | Pub. Date | Duration | |
|---|---|---|---|
| Muhamet Idrizi, Identiteti dhe Gjuha Shqipe në Diasporë | 14 août 2025 | 00:54:15 | |
Muhamet Idrizi është studiues dhe aktivist i përkushtuar për çështjet e diasporës. Ai ka përfunduar masterin në menaxhimin e arsimit për të rritur dhe doktorant në Gjermani. Fokusimi i tij është mësimi i gjuhës shqipe dhe ruajtja e identitetit kulturor tek komunitetet shqiptare jashtë vendit. Si kryetar i Shoqatës së Akademikëve Gjermano-Shqiptare ODA e.V. në Hamburg, Muhameti ka udhëhequr nisma që forcojnë lidhjet mes shqiptarëve në diasporë dhe atyre në vendlindje, duke kombinuar kërkimin shkencor, angazhimin kulturor dhe avokimin për komunitetin. Në këtë episod të Diaspora Flet Podcast, ai diskuton rëndësinë e institucionalizimit të gjuhës shqipe në diasporë dhe mënyrat për të mbështetur mësimin dhe ruajtjen e saj tek komunitetet jashtë vendit. | |||
| Gazmend Selmani, themelues i IBAS - Inovacioni, financat dhe diaspora | 11 juil. 2025 | 00:33:28 | |
I ftuar: Gazmend Selmani, themelues i IBAS Gazmendi ndan me ne rrugëtimin e tij si sipërmarrës në SHBA, Britani dhe Kosovë, dhe flet për mënyrat konkrete se si diaspora nuk duhet të shihet thjesht si dërguese remitancash, por si forcë për inovacion, ndërmarrësi dhe transformim sistemik. Si themues i IBAS.world, ai po ndërton ura të reja mes diasporës dhe vendlindjes, duke krijuar mundësi investimi, qasje në financa, dhe ndërlidhje digjitale që shkojnë përtej ndihmës tradicionale. Në këtë bisedë, do të dëgjoni:
Një episod që sfidon narrativat e vjetra dhe propozon rrugë të reja për ta bërë diasporën bashkë-ndërtuese të së ardhmes. | |||
| Ariana Krasniqi, Ndërmjet kulturave, gjuhëve dhe diplomacisë | 30 juin 2025 | 00:34:50 | |
Ariana Krasniqi, bashkĂ«punĂ«tore e Programit pĂ«r Diplomaci Qytetare, ndan rrĂ«fimin e saj si fĂ«mijĂ« emigrantesh nĂ« DanimarkĂ«. Pse nisi tĂ« merrej me pĂ«rmbajtje digjitale? Si e pĂ«rjetoi integrimin dhe sa ndikim patĂ«n gjuhĂ«t e huaja nĂ« rrugĂ«timin e saj? ĂfarĂ« e dallon KosovĂ«n nga Danimarka dhe vendet e tjera ku ka jetuar? NjĂ« bisedĂ« mbi identitetin, integrimin dhe zĂ«rin e diasporĂ«s sĂ« re. | |||
| Anila Hyka, Profesioniste, lidere, ambasadore e kombit | 27 juin 2025 | 00:54:31 | |
Me fletore dhe ëndrra të mëdha, Anila Hyka nisi rrugën në informatikë në vitet kur teknologjia ishte luks. Ajo rrëfen largimin nga Shqipëria, "gënjeshtrën e bardhë" që u tha prindërve, sfidat e fillimit jashtë dhe dilemat e kthimit. Një rrëfim i sinqertë, i fuqishëm dhe i pazakontë. | |||
| Avni Mustafaj, veprimtar i palodhur i çështjes kombëtare shqiptare | 27 juin 2025 | 00:40:02 | |
Nga Shqipëria në Mal të Zi, e tutje në zyrat e senatit amerikan, një rrëfim i rrallë i guximit, përkushtimit dhe krenarisë shqiptare. Avni Mustafaj ndan historinë e familjes që mori rrugën drejt SHBA-së në vitin 1961, hapësirën që krijuan me Fadil Berishën për çështjen kombëtare, momentin kur i hapi derën Joe Bidenit mbrëmjen e 24 marsit 1999 dhe takimin me Presidentin Bill Clinton. | |||